string(83) "punetoret-e-kek-ut-kerkojne-urgjentisht-rritje-pagash-paralajmerojne-masa-sindikale"

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 12:17

Punëtorët e KEK-ut kërkojnë urgjentisht rritje pagash, paralajmërojnë masa sindikale

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 12:17

Kryesindikalisti i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nexhat Llumnica, ka bërë një thirrje publike drejtuar bordit të KEK-ut, duke kërkuar fillimin urgjent të negociatave për rritjen e pagave të punëtorëve.

Sipas Llumnicës, pavarësisht vendimit të sotëm për rritjen e pagave për zyrtarët publikë, kërkesa e dorëzuar nga Sindikata e Re e KEK-ut, më 24 prill nuk ka marrë ende asnjë përgjigje. Ai e cilësoi heshtjen e bordit si fyesë dhe të papranueshme, duke theksuar vështirësitë dhe rrezikun e përditshëm me të cilat përballen punëtorët.

Nëse kërkesa për rritje pagash nuk trajtohet me urgjencë, sindikata paralajmëron veprime në përputhje me ligjet në fuqi për organizimin sindikal dhe grevat.
“Kërkojmë pagë për jetesë – jo për mbijetesë,” përfundon thirrja e sindikatës.

aaaaa