Punët vaj të qeverisë - Gazeta Express
string(21) "punet-vaj-te-qeverise"

OP/ED

Gazeta Express

28/07/2023 14:21

Punët vaj të qeverisë

OP/ED

Gazeta Express

28/07/2023 14:21

Në situatën kur dyshohet se shteti ka paguar qindra mijëra euro vaj për rezervat shtetërore, sipas përgjimit të publikuar në Naconale, do të duhej alarmuar strukturat shtetërore dhe ato të drejtësisë. Është skandaloze heshtja e pushtetit dhe mungesa e dhënies së përgjegjësisë politike.

Imer Mushkolaj

Lexo Edhe:

Deputetët e Kuvendit të mospunës e dhunës fizike nisën pushimet të premten, duke dështuar turpshëm që të sigurojnë kuroum për seancën e fundit të sesionit pranveror. Opozita akuzoi pushtetin se mbledhjen e dështoi me qëllim, vetëm që të mos krijohet mundësia që të diskutohen skandalet qeveritare.

Të zgjedhurit e popullit, me paga marr

amendëse krahasuar me pjesën më të madhe të qytetarëve që i përfaqësojnë, më shumë kanë ofruar sepktakël sesa punë muajve të fundit. Ligje të rëndësishme nuk janë miratuar – herë shkaku i mungesës së kuorumit, e herë për shkak të bojokotit nga oipozita. Sidoqoftë, tash deputetët do të pushojnë deri dikur në shtator, ndonëse debatet për qeverinë dhe rreth qeverisë nuk do të ndalen.

Në një përgjim të publikuar nga Gazeta Naconale publiku pati rastin të dëgjojë sesi shteti, përkatësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka paguar qindra mijëra euro vaj për rezervat shtetërore, por malli nuk ka mbërritur. Këto pretendime do të duhej të ngrinin në këmbë strukturat shtetërore dhe ato të drejtësisë, për të parë se çfarë ka ndodhur me këtë porosi. Zyrtarët qeveritarë do të duhej të jepnin sqarimet e nevojshme, e jo të shtiren sikur s’ka ndodhur gjë. Do të duhej të gjendeshin e ndëshkoheshin personat përgjegjës, ndërkaq përgjegjësi do të duhej dhënë edhe politikisht.

Por, kjo po del të jetë e paimagjinueshme të ndodh në këtë qeveri. Vazhdimisht ka pasur përpjekje që pretendimet për keqpërdorime si këto të heshten e të mos diskutohen në publik.

Raportimeve mediale për keqpërdorime e korrupsion, njerëzit e pushtetit janë përpjekur t’iu përgjigjen me sulme e linçime. Nuk kanë munguar as krahasimet me pushtetet e kaluara, por përgjegjësi politike nuk ka dhënë kush.

Pushteti ka zgjedhur që t’i baltos e sulmojë të gjithë kritikët, duke i demonizuar e pretenduar për lidhje të tyre të dyshimta. Një qeveri e përgjegjshme nuk do të duhej vepruar kështu. Transparenca, llogaridhënia e përgjegjshmëria kanë qenë premtime të tyre dikur.

* * *

Nuk është hera e parë që vaji, si produkt ushqimor, lidhet me punën e kësaj qeverie. Para sa muajsh një zëvendësministër i Drejtësisë kishte deklaruar se shpejtësia me të cilën kryhen punët në ministri mund të krahasohet me nivelin e shpejtësisë së shpërndarjes së vajit në tepsi.

Deklarata u bë virale, duke shkaktuar të qeshura e humor. Por pretendimet për skandalin e fundit janë serioze. Siç janë serioze edhe pretendimet për aktivitetet e dyshimta të ambasadorit Martin Berishaj.

Berishaj nuk është shkarkuar, përkundër kërkesave nga opozita dhe shoqëria civile. Gjasat janë asfare që nga posti të largohet edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë – një ministre kontraverse dhe e paaftë për postin që mban, e cila është dashur qysh moti të skojë në shtëpi.

Zyrtarë të Vetëvendosjes dhe përkrahës të partisë me siguri do të vazhdojnë të thonë se pretendimet për keqpërdorime dhe korrupsion janë përpjekje për të minuar “punën e mirë të qeverisë”. Pra, në vend që të japin përgjegjësi, ata përpiqen të gjejnë armiq – veçanërisht në mesin e gazetarëve dhe opinionistëve.

Më shumë se dy vjet në pushtet, qeverisë së Albin Kurtit nuk po i shkojnë punët vaj. Punët nuk po kryhen me nivelin e shpejtësisë së shpërndarjes së vajit në tepsi, përkundrazi.

Më shumë se dy vjet në pushtet, zyrtarë të Vetëvendosjes ende vazhdojnë të gjejnë “fajtorin kujdestar” te qeveritë e kaluara, ndërkohë që dikur thoshin se po vijnë në pushtet që të punojnë fort dhe t’i përmirësojnë gabimet e “regjimit të vjetër”.

Nuk është zgjidhje që njerëzit e pushtetit ta fusin kokën në zall, si struci dhe të mos merren me pretendimet për keqpërdorime buxheti e korrupsion. Nuk është zgjidhje që në vend të dhënies së përgjegjësisë, të zgjedhin sulmet ndaj të gjithë atyre që nuk mendojnë si ata.

Është koha e fundit që Albin Kurti t’i adresojë seriozisht pretendimet për keqpërdorime e korrupsion, duke bashkëpunuar me organet përkatëse dhe duke dhënë përgjegjësi politike. Ndryshe, tingëllojnë përralla për fëmijë deklaratat për qeveri të pakorruptuar e transparente.