Punë e vështirë në KEK, publikohet një video sesi një punëtor del nga brendësia e kaldajës së Bllokut A5 - Gazeta Express
string(103) "pune-e-veshtire-ne-kek-publikohet-nje-video-sesi-nje-punetor-del-nga-brendesia-e-kaldajes-se-bllokut-a5"

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 16:48

Punë e vështirë në KEK, publikohet një video sesi një punëtor del nga brendësia e kaldajës së Bllokut A5

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 16:48

Sindikata e Re e KEK’ut ka postuar një video, ku një punëtor delë nga brendësia e kaldajës së Bllokut A5.

Hyrja në këtë pjesë të ndërlikuar bëhet për evidentimin e rrjedhjeve të kaldajës, e më pas për përgatitjen e saldimeve dhe ndërhyrjeve teknike që sigurojnë vazhdimësinë e prodhimit të energjisë.

“Heroi i padukshëm i kazanit! Në këtë video shihni kolegun tonë të palodhur Gëzim Selmani, duke dalë nga brendësia e kaldajës së Bllokut A5 – , por punëtorët e KEK-ut hyjnë pa hezitim, me vullnet dhe përkushtim të plotë! Hyrja në këtë pjesë të ndërlikuar bëhet për evidentimin e rrjedhjeve të kaldajës, e më pas për përgatitjen e saldimeve dhe ndërhyrjeve teknike që sigurojnë vazhdimësinë e prodhimit të energjisë”.

“Pjesa ku hyn është në kuotën 49 metra, derë e ngushtë – një hapësirë e kufizuar, me rrezik, por Gëzimi e kryen detyrën me profesionalizëm dhe përkushtim shembullor. Këta janë punëtorët tanë të KEK-ut – të heshtur, por të pazëvendësueshëm! Respekt për punën e tyre”, thuhet në postim. /Gazeta Express