Çdo gjë është e kryer.
Nicolò Schira, gazetari dhe eksperti i transferimeve, ka bërë të ditur se Bruno Fernandes do të transferohet te Manchester United për 60 milionë euro.
Sipas tij, tashmë gjithçka është e kryer, Unitedi dhe Sportingu janë marrë vesh për shifrën e 60 milionë eurove plus bonuse.
Lojtari do të nënshkruajë kontratë me ‘Djajtë e Kuq’ deri më 2025 dhe do të ketë pagë vjetore 6 milionë euro në sezon plus bonuse.
Sipas Schira, brenda pak orëve do të kompletohet gjithçka. /Gazeta Express/
#BrunoFernandes is closed to #ManchesterUnited from #Sporting for €60M + bonuses. For him contract until 2025 with a wages of €6M a year + bonuses. Last details about bonuses guaranteed and Done deal in the next hours. #transfers #MUFC
— Nicolò Schira (@NicoSchira) January 17, 2020