Punë e kryer, Arsenali e merr Gyokeres - Gazeta Express
string(37) "pune-e-kryer-arsenali-e-merr-gyokeres"

Futboll

Gazeta Express

24/07/2025 13:33

Punë e kryer, Arsenali e merr Gyokeres

Futboll

Gazeta Express

24/07/2025 13:33

Arsenal ka bërë goditjen e radhës në këtë merkato vere: Viktor Gyökeres tashmë është lojtar i ri i “Topçinjve”, pasi dokumentacioni është miratuar dhe sulmuesi suedez ka marrë autorizimin për të udhëtuar drejt Londrës.

Brenda 24 orëve të ardhshme, Gyökeres do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore si futbollist i ri i Arsenalit, transmeton Gazeta Express.

Arsenal dhe Sporting Lisbon kanë finalizuar të gjitha detajet e marrëveshjes, e cila kap vlerën e 63.5 milionë eurove, plus 10 milionë euro bonuse të mundshme.

Kontrata do të nënshkruhet zyrtarisht brenda pak ditësh, duke i dhënë fund një telenovele që prej javësh kishte mbajtur tifozët e “Emirates” në ankth.