string(42) "pune-e-kryer-allegri-nenshkruan-me-milanin"

Futboll

Gazeta Express

29/05/2025 19:00

Punë e kryer, Allegri nënshkruan me Milanin

Futboll

Gazeta Express

29/05/2025 19:00

Pas javësh spekulimesh dhe tratativash të fshehta, lajmi tashmë është konfirmuar: Massimiliano Allegri është trajneri i ri i AC Milan. Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, e ka konfirmuar zhvillimin me postimin e tij të zakonshëm “Here we go!”, që simbolizon marrëveshjet e përfunduara.

“Massimiliano Allegri sapo ka nënshkruar si trajner i ri i AC Milan. Takimi po zhvillohet tani me Giorgio Furlani, Igli Tare, Allegrin dhe agjentin e tij Giovanni Branchini, ndërsa të gjitha kontratat po finalizohen”, ka shkruar Romano në platformën X (ish-Twitter).

Ky është një rikthim i bujshëm për trajnerin italian, i cili më herët ka drejtuar Milanin në periudhën 2010-2014, duke fituar një titull kampioni në sezonin e parë dhe Superkupën e Italisë në vitin 2011.

Tani, Allegri rikthehet në një klub që ka ndryshuar shumë në strukturë, por që ende e ruan ambicien për të qenë lider në Serie A dhe protagonist në Evropë.