“Puna dhe përkushtimi japin rezultate – Kosova e 80-ta në botë, thotë FFK” - Gazeta Express
string(69) "puna-dhe-perkushtimi-japin-rezultate-kosova-e-80-ta-ne-bote-thote-ffk"

Sport

Gazeta Express

19/11/2025 19:08

“Puna dhe përkushtimi japin rezultate – Kosova e 80-ta në botë, thotë FFK”

Sport

Gazeta Express

19/11/2025 19:08

Me përmbylljen e ciklit kualifikues për Botërorin 2026, Kombëtarja e Kosovës arriti një tjetër sukses historik, duke u renditur e 80-ta në renditjen botërore të FIFA-s – pozicioni më i lartë që nga pranimi në organizatën ndërkombëtare 9 vjet më parë.

Federata e Futbollit e Kosovës përmes një postimi në Facebook thekson se kjo renditje e re është dëshmi e punës, përkushtimit dhe besimit të kombëtares dhe stafit drejt rritjes dhe progresit, shkruan Gazeta Express.

Rrugëtimi i Kosovës nuk ndalet këtu: ekipi përgatitet për play-off-in e marsit, ku synimet dhe ambiciet janë edhe më të mëdha, ndërsa lojtarët dhe trajneri synojnë të vazhdojnë shfaqjen e performancave të nivelit të lartë në arenën ndërkombëtare.

Ky rekord historik vjen si pasojë e punës sistematike dhe progresit të kombëtares, duke rritur optimizmin për të ardhmen e futbollit kosovar. /GazetaExpress/