string(75) "pumbi-i-arte-shkon-ne-gjykate-kokat-e-krimit-akuzohen-per-nje-seri-vrasjesh"

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2025 15:14

“Pumbi i Artë” shkon në gjykatë, “kokat” e krimit akuzohen për një seri vrasjesh

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2025 15:14

SPAK dërgon për gjykim dosjen “Plumbi i Artë”. Të pandehur janë marrë 11 persona, me rekorde të shumta kriminale. Mes tyre përfshihet, Suel Çela që ka tentuar, sipas prokurorisë të vrasë dy persona, Lulzim Mashën e Elton Kilën.

I shumëkërkuari, Talo Çela u shpall në kërkim nga kjo dosje pas dekodimit të aplikacionit SKYECC, për vrasjen me paramendim të Fatmira Dedajt më 14 shtator 2013 në Durrës dhe për një tjetër ekzekutim që mbeti në tentativë.

Një tjetër personazh i krimit është i ashtuquajturi mbreti i lojërave të fatit, Ervis Martinaj, fati i të cilit nuk dihet që pas zhdukjes 3 vjet më parë. Ai është vënë nën akuzë për veprën penale të “Sigurimit të kushteve për të vrarë Indrit Doklen në 2022, ish- kreu i një fraksioni të bandës së Durrësit.

Florenc Çapja, që u ekstradua në fillim të majit dyshohet se ka tentuar të asgjësojë Sokol Sanxhaktarin në Elbasan, dhëndrin e ish kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Të 11 të pandehurit, kanë bashkëpunuar si grup i strukturuar kriminal, me role dhe detyra të ndara në kryerjen e krimeve për të cilat ata dyshohen.