Milani ka shfrytëzuar barazimin e Interit ndaj Bolognas, duke fituar sonte ndaj Genoas për t’u bërë lider në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli fitoi në udhëtim, teksa ndeshja i takoi javës së tetë në elitën e futbollit italian, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Luigi Ferraris” përfundoi me rezultatin 0:1.
Golin e fitores dhe të tri pikëve për “Rossonerët” e shënoi Christian Pulisic, në minutën e 87-të.
Vlen të theksohet se në minutat shtesë të ndeshjes u shpërndan dy kartonë të kuq. Mike Maignan (90+9′) i “kuqezinjve” u përjashtua direkt me karton të kuq, kurse Josep Martinez (90+11′) i vendasve u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.
Milani pas kësaj fitore ka 21 pikë dhe tani kryeson në tabelë, me dy pikë më shumë se rivali lokal, Inter.
Genoa ka tetë pikë dhe ndodhet në pozitën e 15-të. /Gazeta Express/