Publikuan mjete të rrezikshme në tik-tok, policia interviston tre të dyshuar në Lipjan, njëri i mitur - Gazeta Express
string(99) "publikuan-mjete-te-rrezikshme-ne-tik-tok-policia-interviston-tre-te-dyshuar-ne-lipjan-njeri-i-mitur"

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 10:41

Publikuan mjete të rrezikshme në tik-tok, policia interviston tre të dyshuar në Lipjan, njëri i mitur

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 10:41

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Lipjan janë intervistuar tre persona, ku njëri prej tyre është mitur, pasi që, kishin publikuar mjete të rrezikshme në rrjetin social tik-tok.

Nga policia është bërë e ditur edhe se pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

‘‘Lipjan  22.08.2025 – 14:00. Janë intervistuar tre te dyshuar meshkuj kosovarë, njëri prej tyre i mitur, pasi që para disa muajve kanë publikuar në rrjetin social tik-tok mjete te rrezikshme (dy thika dhe një shufër metalike). Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar policia.