Policia e Kosovës ka identifikuar dhe intervistuar një person në Ferizaj, pasi i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri dhe pamjet i kishte publikuar në rrjete sociale.
Sipas njoftimit të Policisë, më 1 janar 2026 Njësiti i Hetimeve i stacionit policor në Ferizaj ka pranuar informatën lidhur me rastin dhe ka nisur veprimet hetimore.
Pas një pune intensive në terren, është identifikuar i dyshuari T. I., 31 vjeç, i cili ka dorëzuar armën me të cilën dyshohet se kishte shtënë.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me urdhër të prokurorit kompetent, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.