Një 28-vjeçar nga fshati Çermë i Lushnjës është marrë nën hetim nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se publikoi në rrjetet sociale foto intime të një 26-vjeçareje, pas një konflikti mes tyre.
Ngjarja u denoncua nga vetë vajza, ndërsa specialistët për krimet kibernetike referuan materialet në Prokurori. I riu, i identifikuar si D. Xh., do të përballet me akuza për shkelje të privatësisë dhe shpërndarje të materialeve personale pa pëlqim.Dosja i është kaluar organit të akuzës për hetime të mëtejshme.