Publikohet Video/ Skema si u qëllua Azem Hajdari, çfarë i tha Fatmir Haklaj - Gazeta Express
string(73) "publikohet-video-skema-si-u-qellua-azem-hajdari-cfare-i-tha-fatmir-haklaj"

Gazeta Express

28/09/2020 23:21

Publikohet Video/ Skema si u qëllua Azem Hajdari, çfarë i tha Fatmir Haklaj

Gazeta Express

28/09/2020 23:21

Azem Hajdari doli nga selia e Partisë Demokratike për të verifikuar një makinë të dyshimtë që qëndronte aty prej pak orësh. Ishte pikërisht kjo prita e ngritur ndaj ish-deputetit, i cili u qëllua për vdekje bashkë me truprojën e tij Besim Çerja.

Gazetari Ferdinand Dervishi gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ka sjellë në variantin 3D skemën e vrasjes.

Lexo Edhe:

Në momentin e ngjarjes shihet se si truproja Besim Çerja bllokon me duar automatikun e Fatmir Haklajt, ndërsa mbi të qëllon me një pistoletë Jaho Salihi.

Ndërkohë, gazetari Ferdinand Dervishi i cili ka botuar edhe një libër mbi këtë ngjarje tha se në momentin e vrasjes, janë shkëmbyër vetëm dy fjalë: U takuam edhe një herë.

Dervishi tha se Azem Hajdari duhet të jetë telefonuar në telefonin fiks për t’u nxitur që të dilte, sepse në celularin e tij nuk kishte patur thirrje prej 2 orësh.

“Mendohet se nga brenda PD-së i është thënë Azemit ose Sali Lushës të verifikohej kjo makinë. Në telefonin e Azemit prej 2 orësh nuk ka patur telefonatë. Kur ka shkuar Azemi, i pari që i ka ardhur ka qenë Besim Çerja, ndërsa Zeneli pak hapa më mbrapa. Në mometin kur Azemi shkon afër makinës Fatmir Haklaj ka hapur derën e makinës dhe ka ardhur me kallashnikov në dorë. Aty është shqiptuar një fjali e vetme: U takuam edhe një herë./Opinion.al

Skema e vasjes se Azem Hajdarit – Opinion, Tv Klan (28 Shtator 2020)