Një kujtim i çmuar për Era Istrefin në aspektin personal dhe profesional është bërë viral ditëve të fundit në TikTok.
Bëhet fjalë për pjesëmarrjen e saj në formatin garues të talentëve “Gjeniu i vogël” në RTV Klan.
Video e nxjerrë nga arkiva e televizionit së fundmi shfaqë Erën duke kënduar këngën “Piroman” të Tunës.
Pjesë e insertit është edhe babai i ndjerë i këngëtares, gazetari i njohur Nezir Istrefi.
Ai duket tejet krenar për të bijën dhe këtë nuk e fshihte as në mimikat e fytyrës me një buzëqeshje të lehtë.
Video është kujtim pak muaj para se ai të ndërronte jetë.
Istrefi vdiq më 7 qershor 2004 në një aksident trafiku gjatë kthimit në shtëpi në Prishtinë.
Ai ishte i njohur për punën e tij në Radio Televizionin e Prishtinës dhe më pas në RTV21, si edhe për dokumentarë mbi figura të rëndësishme kulturore dhe sociale. /Prive
Video:
@alwayswithera #EraIstrefi #era #dad #father #prouddad #proud #kosova #noraistrefi #fyp #viral #fürdich @Era Istrefi @Nora Istrefi ♬ Originalton – Era Istrefi