Publikohet video, djali i Messit i gjuan tifozët me çamçakëz - Gazeta Express
string(59) "publikohet-video-djali-i-messit-i-gjuan-tifozet-me-camcakez"

Sport

Gazeta Express

06/12/2022 10:41

Publikohet video, djali i Messit i gjuan tifozët me çamçakëz

Sport

Gazeta Express

06/12/2022 10:41

Ndërsa Lionel Messi udhëhoqi Argjentinën në një fitore 2-1 ndaj Australisë në 1/16 e finales së Kupës së Botës, djali i tij Mateo u pa duke iu hedhur çamçakëz tifozëve.

Veprimet e 7-vjeçarit u kapën në kamera, ku u pa edhe nëna e tij Antonela Roccuzzo duke e qortuar.

Lexo Edhe:

Lionel Messi shquhet për standardet e tij të larta brenda një stadiumi dhe gruaja e tij Antonela Roccuzzo qartë dëshiron që fëmijët e tyre ta imitojnë atë.

Ajo shpejt qortoi veprimet e Mateos dhe mund të shihet duke folur ashpër ndaj tij në video.

Gjatë turneut, Lionel Messi ka folur me dashuri për fëmijët e tij, duke theksuar se ata tani janë më të rritur dhe në gjendje të vlerësojnë Kupën e Botës që po vazhdon