Dukesha e Sussex, Meghan Markle, ka finalizuar librin e saj për fëmijë “The Bench”, për të cilin ajo ka bërë të ditur se është inspiruar në princin Harry dhe djalin e tyre, Archie.
Ky libër, është një ndërthurje e momenteve të familjes saj të vogël, ndër tregime është edhe Lilibet Diana, vajza e princit Harry dhe Meghan, e cila lindi të premten.
Në një foto të ilustruar të “The Bench”, shfaqet një burrë i cili e ndihmon një djalë të vogël, përderisa një grua me flokë të zeza, rri në kopsht me një bebe në krahë, që sipas burimeve të StandardUK, i referohet familjes së vogël të princit Harry dhe gruas së tij, Meghan Markle.