Episodi i katërt i serialit vendor Rrushe duket shumë interesant. Në promon e publikuar në gjirafaVideo, çfarë bjen në sy është një skenë nga e kaluara, personazhe të reja dhe fillimin e një lëvizjeje rezistence.
Seriali Rrushe rikthehet këtë të diel, nga ora 20:00 në kanalin T7 dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo. Seriali që po bëhet më atraktiv çdo episodë, duket se do të vazhdojë me ritmin e njejtë edhe në episodin e katërt.
Deri tani kemi parë familjën Pirulli, e disa personazhe tjera, teksa ballafaqohen me vrasje, mister, e intriga. Mirëpo, në episodin e katërt duket se gjërat do të ndryshojnë. Një skenë nga promo e këtij episodi tregon se ngjarja kthehet në të kaluarën, ku dy personazhe bisedojnë për një lëvizje, të quajtur Lëvizja Qëndresa.
Duke mos dashur t’ia humbim efektin e befasisë kësaj episode, ju ftojmë ta ndiqni promon më poshtë, ndërsa të dielen të përgatiteni për një episodë shumë të veçantë të serialit më të ri dramë-krim në vend.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...