Publikohet promo - Episodi i nëntë i serialit “Rrushe” duket i jashtëzakonshëm - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

01/07/2021 11:31

Publikohet promo – Episodi i nëntë i serialit “Rrushe” duket i jashtëzakonshëm

Rozë

Gazeta Express

01/07/2021 11:31

Episodi i nëntë i serialit vendor Rrushe duket se do të jetë shumë i veçantë. Në promon e publikuar në gjirafaVideo, seriali Rrushe pritet që të eksplodojë nga ndodhitë interesante.

Pas nëntë javësh në transmetim, e pas shumë ndodhive të mistershme, seriali dramë-krim Rrushe duket se do të marrë një kthesë të papritur, që do ta ndryshojë rrjedhën e serialit. E kaluara ka filluar të lidhet me të tashmen.

Lexo Edhe:

 Pjesëtaret e Lëvizjes Qëndresa, ku ndër ta edhe gjyshi i Vesës, Faruk Pirulli, babai i të dashurit të saj Beratit, Samir Hoti, dhe babai i Dinorës, Musë Lahu, do të përballen me një luftë që do të shkatërrojë gjithçka.

E tashmja duket e qetë, së paku në këto momente. Mirëpo, kur gjërat duket të qeta, atëherë ato fillojnë të komplikohen. Në episodin e ri që shfaqet të dielën, shohim edhe një personazh që e kemi parë disa herë në të kaluarën, Trim Jahën, nipin e Zekë Jahës, tani të rritur.

Takimi i Vesa Pirullit me Trim Jahën do të ndryshojë tërësisht rrjedhën e ngjarjeve.

Promon e episodit të nëntë të serialit Rrushe mund ta ndiqni më poshtë, ndërsa episodin e plotë, këtë të diel, nga ora 20:00 në kanalin T7 dhe 21:00 në gjirafaVideo.