Publikohet promo e episodit të gjashtë të serialit Rrushe - Gazeta Express
string(59) "publikohet-promo-e-episodit-te-gjashte-te-serialit-rrushe-1"

Publikohet promo e episodit të gjashtë të serialit Rrushe

Instant

Gazeta Express

09/06/2021 19:30

Në gjirafaVideo është publikuar promo e episodit të gjashtë të serialit Rrushe, i cili duket që po bëhet shumë interesant në secilën episodë që po shfaqet.

Rrushe po vazhdon me ngjarjen misterioze dhe dramatike, e cila po zhvillohet nga të gjitha anët. Kur themi nga të gjitha anët, nënkuptojmë vrasjet e episodit të parë, lëndimin e Mentor Pirullit, Lëvizjen Qëndresa në Dresden, e arritjën e Musë Lahut në Gjakovë. E kaluara dhe e tashmja kanë problemet e tyre, të cilat duket se do të thellohen edhe më shumë.

Në episodin e gjashtë shohim disa fytyra të reja që do të paraqiten në serialin Rrushe, si ajo e aktorit Çun Lajci dhe Adrian Morina.

Seriali Rrushe rikthehet të dielen, nga ora 20:00 në T7 dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.

Më poshtë mund ta shikoni promon e episodit të gjashtë të serialit Rrushe.