Publikohet programi i Festivalit “Artmania” - Gazeta Express
string(41) "publikohet-programi-i-festivalit-artmania"

Publikohet programi i Festivalit “Artmania”

Arte

Gazeta Express

16/11/2021 19:44

Duke filluar nga 24 deri më 28 nëntor, në Teatrin e Qytetit “Hadi Shehu” në Gjakovë, organizohet edicioni i parë i Festivalit “Artmania”.

Gjatë këtyre ditëve do të jepen pesë shfaqje nga Kosova, Maqedonia e Veriut e Shqipëria.

Lexo Edhe:

Festivali shumëdimensional “Artmania” është inicuar nga një grup artistësh bazuar në vlerat artistike, trashëgiminë kulturore të qytetit të Gjakovës, angazhimit qytetar dhe mbi të gjitha vullnetit pozitiv për të prezantuar një fushë që përfaqëson.

Teatri Shqiptar nga Shkupi do të jetë pjesëmarrës në Artmania gjatë 24 – 28 nëntor në Gjakovë me shfaqjen “Gratë”, vepër e cila i trajton problemet e botës femërore shqiptare, duke portretizuar fuqizimin dhe lirinë.

Teatri Korce do të jetë pjesëmarrës në Artmania gjatë 24 – 28 nëntor në Gjakovë me shfaqjen “A flasim për burrat?”, shfaqje komedi e cila do të sjellë humorin, situatat, marrëdheniet mes tre shoqëve të ngushta.

Teatri Kombëtar i Kosovës do të jetë pjesëmarrës në Artmania gjatë 24 – 28 nëntor në Gjakovë me shfaqjen “La Rrém”, shfaqje requiem për artistin shumëdimensional, aktorin, regjisorin, këngëtarin dhe dramaturgun Muharrem Qena. Shfaqja “La Rrém” është më shumë se sa dramë muzikore. Është pasioni, emocioni, talenti i rrallë i artistit të madh.

Teatri i Qytetit – Gjilan do të jetë pjesëmarrës në Artmania gjatë 24 – 28 nëntor në Gjakovë me shfaqjen “Kosovo for Dummies”, një komedi që rrëfen historinë e Antigonës nga Kosova, e cila, për të fituar lejeqëndrimin në Zvicër, duhet të dëshmoj që nuk është një rinoqeront.

Teatri i qytetit Bekim Fehmiu Prizren do të jetë pjesëmarrës në Artmania gjatë 24 – 28 nëntor në Gjakovë me shfaqjen “Andorra”, shfaqje që trajton temën e paragjykimit, urrejtjes, krimit dhe gjenocidit.