Publikohet një foto e Thaçit me Haxhi Shalën në Ditën e Pavarësisë së Kosovës - Gazeta Express
string(78) "publikohet-nje-foto-e-thacit-me-haxhi-shalen-ne-diten-e-pavaresise-se-kosoves1"

Lajme

Gazeta Express

17/02/2025 12:19

Publikohet një foto e Thaçit me Haxhi Shalën në Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Lajme

Gazeta Express

17/02/2025 12:19

Në 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala janë shfaqur përmes një lidhje direkte nga Haga.

Ata janë parë të buzëqeshur teksa ishin në një lidhje direkte me familjarë të Shalës, nga e cila lidhje pastaj është shkëputur një fotografi

Djali i Shalës, Flakroni ka publikuar fotografi të dyshes kur ishin pjesë e UÇK dhe tani që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Nga fronti i luftës në 1999 te sfidat e sotme—gjithmonë në shërbim të Kosovës! Historia mund të ndryshojë, por idealet mbeten të pathyeshme. Gëzuar Pavarësinë, populli i Kosovës!”, ka shkruar ai.