Publikohet në versionin anglisht kënga e Arilenës për Eurovision 2020 - Gazeta Express
string(69) "publikohet-ne-versionin-anglisht-kenga-e-arilenes-per-eurovision-2020"

Publikohet në versionin anglisht kënga e Arilenës për Eurovision 2020

Gazeta Express

10/03/2020 11:56

Është publikuar në versionin me tekst kënga e ripërpunuar ‘Shaj’ e Arilena Arës, me të cilën fitoi Festivalin e Këngës në RTSH.

Fall from the sky” ka titullin kënga në anglisht me të cilën Arilena Ara do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision këtë vit.

Lexo Edhe:

Pas polemikave të shumta për fitoren e saj në Festivalin e Këngës, ajo ka punuar shumë që ‘Shaj’ në versionin anglisht të dalë sa më perfekte e mundshme, duke bashkëpunuar edhe me kompozitorë ndërkombëtarë shumë të suksesshëm.

Për pak ditë do të dalë edhe videoklipi i këngës, ndërsa nga komentet e para nga ndjekësit e festivalit po konsiferojnë se kënga në shqip është më origjinale dhe tingëllon më bukur, shkruan Gazeta Express.

Arilena Ara – Fall From The Sky – Albania ?? – Official Lyric Video – Eurovision 2020

Eurovision 2020 do të mbahet më 12, 14 dhe 16 maj në Holandë, ndërsa Arilena do të performojë në natën e dytë./Gazeta Express/

Arilena Ara – “Shaj” (FiK58)