Publikohet lista e ekipit të Kosovës për Festivalin Olimpik Evropian Veror për të Rinj - Gazeta Express
string(86) "publikohet-lista-e-ekipit-te-kosoves-per-festivalin-olimpik-evropian-veror-per-te-rinj"

Publikohet lista e ekipit të Kosovës për Festivalin Olimpik Evropian Veror për të Rinj

Sporte tjera

Gazeta Express

19/07/2022 15:29

Ekipi i Kosovës për të rinj do të marrë pjesë në Festivalin Olimpik Evropian Veror për të Rinj (EYOF) Banska Bystrica, që prej 24-30 korrik 2022 mbahet në qytetin Banska Bystrica të Sllovakisë.

Ekipi kosovar përbëhet prej 13 sportistëve të shtatë sporteve të ndryshme. Atletika prin me tre garues, xhudo, noti, tenisi dhe badminton kanë nga dy, ndërsa çiklizmi dhe gjimnastika artistike nga një.

Lexo Edhe:

Në EYOF marrin pjesë sportistë të moshës 15-18 vjeç. Banska Bystrica 2022 është dashur të mbahej në verën e vitit të kaluar, por u shty për një vit shkaku i pandemisë Covid 19 dhe shtyerjes së Lojërave Olimpike Tokyo 2020.

Krahas ekipit, në EYOF, Kosovën e përfaqëson edhe tenistja dhe gjyqtarja, Blearta Ukëhaxhaj, e cila do të jetë në cilësinë e ambasadores së re olimpike, e pëzgjedhur nga programi për Ambasadorët e Rinj Olimpik të Evropës (EYOA).

Për Kosovën, EYOF-i i tanishëm veror është i katërti, pas përfaqësimit në Tbilisi 2015, Gyor 2017 dhe Baku 2019.

Deri më tani, Kosova ka vetëm një medalje të fituar në EYOF, me atletin Muhamet Ramadani në Baku 2019, i cili kishte fituar të artën në hedhjen e gjyles. /Gazeta Express/