Publikohet kolona zanore e filmit “Në kuadër të dashurisë” – Pa ty - Gazeta Express
string(62) "publikohet-kolona-zanore-e-filmit-ne-kuader-te-dashurise-pa-ty"

Publikohet kolona zanore e filmit “Në kuadër të dashurisë” – Pa ty

TV/Film

Gazeta Express

04/10/2023 0:59

Dhe ja ku erdhi momenti i duhur. Ai ka publikuar këngën e tij të re që është kolona zanore e “Në kuadër të dashurisë”. Kjo këngë mban titullin “Pa ty” dhe është e sigurtë që do t’ju shkrijë zemrat.

Luiz Ejlli sa vjen e po bëhet edhe më aktiv me karrierën e tij pas daljes nga ”Big Brother VIP”. Të gjitha këngët që ai ka publikuar pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri kanë rezultuar mjaft të suksesshme. Luizi përpos xhirimeve në filmin “Në kuadër të dashurisë” ka treguar se është rikthyer edhe në muzikë gjithashtu me plot projekte, disa solo e disa bashkëpunime.

Lexo Edhe:

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, vijon të mbetet një nga personazhet më të komentuar në botën e showbiz-it shqiptar. Çdo veprim i këngëtarit të njohur komentohet shpejt si dhe bëhet menjëherë virale në rrjetet sociale.

Pak nga pak po bëhen bashkë të gjitha copëzat e mozaikut të filmit “Në kuadër të dashurisë”. Thënë kjo, përveç aktorëve dhe roleve të tyre, trailerit, datës së premierës, apo ngjarjet në film, së fundmi bëhet i ditur dhe një tjetër detaj. Të gjithë kemi qenë mjaft kuriozë për të dëgjuar kolonën zanore të filmit, që kur kemi parë Luizin në prapaskenat e xhirimit në Korçë duke performuar në skenë.

Dhe ja ku erdhi momenti i duhur. Ai ka publikuar këngën e tij të re që është kolona zanore e “Në kuadër të dashurisë”. Kjo këngë mban titullin “Pa ty”.