Është publikuar kënga për futbollistin kosovar, Edon Zhegrova.
Kidda në bashkëpunim me ZKR sjellën këngën e titulluar “Zhegrova”, shkruan Gazeta Express.
Në spotin e këngës kishte marrë pjesë edhe vet ylli kosovar.
Ndërkohë, para pak ditësh, Edon Zhegrova u transferua nga Lille te Juventus, duke bërë një hap të madh në karrierën e tij.