Publikohet fotografia e Gëzim Çelës pasi u kap nga EUROFAST në Ferizaj - Gazeta Express
string(70) "publikohet-fotografia-e-gezim-celes-pasi-u-kap-nga-eurofast-ne-ferizaj"

Publikohet fotografia e Gëzim Çelës pasi u kap nga EUROFAST në Ferizaj

Lajme

Gazeta Express

08/12/2023 23:39

Është arrestuar sot në Ferizaj, Gëzim Çela që ishte në kërkim nga autoritetet e drejtësisë në Shqipëri.

Çela u kap nga njësitet e EUROFAST-it në Kosovë, në një aksion që u bë në Ferizaj.

Lexo Edhe:

Indeksonline ka siguruar fotografi të Çelës, pasi u kap nga policia.

Çela po kërkohej nga autoritetet e drejtësisë në Shqipëri.

Ish-punonjësi i policisë, Çela konsiderohet edhe si “baroni i drogës” në Fushë Kuqe, i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës.

Në vitin 2015, Çela është akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine, teksa në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.

55 vjeçari akuzohet për trafikim me drogë, si dhe prodhim dhe posedim ilegal të armëve