Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të jetë mysafire e Letonisë, për ndeshjen e radhës të kualifikimeve për Kupën e Botës të vitit 2026.
Për “Kuqezinjtë” do të jetë ndeshja e dytë e këtij muaji, me të parën që barazuan me shifrat 0-0.
Për ndeshjen e sontme, trajneri Sylvinho ka vendosur për tri ndryshime, dy prej tyre të detyruara.
Ardian Ismajli e Marash Kumbulla i zëvendësojnë Berat Gjimshitin e Arlind Ajetin, të cilët nuk do të jenë pjesë e ndeshjes së sontme.
Ndërkohë, Ivan Balliu zë vendin e Elseid Hysajt.
Shqipëria ka katër pikë nga tri ndeshje në këto kualifikime./GazetaExpress/