Publikohet audioincizimi - ministri hungarez Sijarto i jepte informacion strategjik Rusisë, lobonte për heqjen e oligarkëve nga lista e sanksioneve të BE-së - Gazeta Express
string(153) "publikohet-audioincizimi-ministri-hungarez-sijarto-i-jepte-informacion-strategjik-rusise-lobonte-per-heqjen-e-oligarkeve-nga-lista-e-sanksioneve-te-be-se"

Lajme

Gazeta Express

31/03/2026 12:08

Publikohet audioincizimi – ministri hungarez Sijarto i jepte informacion strategjik Rusisë, lobonte për heqjen e oligarkëve nga lista e sanksioneve të BE-së

Lajme

Gazeta Express

31/03/2026 12:08

Një audioincizim dhe transkripte të publikuara nga The Insider dhe mediat partnere zbulojnë se ministri i jashtëm hungarez, Peter Sijarto, kishte linjë direkte telefoni me ministrin rus të jashtëm, Sergej Lavrov, duke i dhënë informacion strategjik mbi çështjet kyçe të Bashkimit Evropian dhe duke vepruar në interes të Kremlinit.

Materialet tregojnë se Sijarto u përfshi në përpjekje për të hequr nga lista e sanksioneve të BE-së oligarkë rusë, përfshirë motrën e Ališer Usmanovit, një prej biznesmenëve më të afërt me Vladimir Putinin. Sipas incizimeve, Sijarto koordinonte gjithashtu veprime me qeverinë e Sllovakisë për të penguar paketat e sanksioneve të BE-së.

Në një nga bisedat, Lavrov i kërkoi Sijartos të ndihmonte për heqjen e motrës së Usmanovit nga lista e sanksioneve, dhe Sijarto premtoi të ndërhynte pranë Brukselit. “Po telefonoj me kërkesën e Alisherit”, tha Lavrov, ndërsa Sijarto i përgjigjej: “Po, absolutisht.” Sipas transkripteve, vetëm shtatë muaj më vonë, emri i Gulbahor Ismailovës u hoq nga lista e BE-së.

Bisedat përmbajnë gjithashtu kritika ndaj BE-së dhe udhëheqësve të saj, përfshirë ish-përfaqësuesin e lartë për politikën e jashtme Josep Borrell, të cilin Lavrov e quante “zhgënjimin më të madh”, ndërsa Sijarto e përshkruante si “Bajdeni evropian”.

Ekspertët e sigurisë evropiane kanë vlerësuar se kjo sjellje tregon një nivel jashtëzakonisht të afërt midis Sijartos dhe Kremlinit. Një zyrtar i BE-së tha se transkriptet ngjajnë me ato të një agjenti që raporton direkt për një operativ rus.

Sipas ekspertëve, veprimet e Hungarisë në pengimin e sanksioneve kanë përfitime të dyfishta për qeverinë e Viktor Orbanit, duke forcuar narrativin antiukrainas brenda vendit dhe duke i dhënë Hungarisë leverage në negociata të tjera me BE-në. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kjo rrit fuqinë ekonomike të Rusisë dhe dobëson sigurinë e gjithë BE-së.

Audioincizimi dhe transkriptet zbulojnë gjithashtu përpjekje për të mbrojtur kompanitë ruse që shisnin naftë në tregje ndërkombëtare për të financuar luftën e Rusisë, duke përfshirë kompaninë 2Rivers, e cila ishte në fokus të paketës së 18-të të sanksioneve të BE-së.

Në mars 2026, raporte të reja thanë se Sijarto vazhdonte të informonte Lavrovin në kohë reale gjatë pauzave të takimeve të BE-së, ndërsa qeveria hungareze e mohoi çdo shkelje, duke e quajtur raportimin “propagandë pro-ukrainase”. Megjithatë, në tubime publike, qytetarët hungarezë e kanë përshkruar atë si “tradhtar” dhe “spiun rus”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement