Publikohet audio e fundit e Maradonës, ia bëri një kërkesë të veçantë të dashurit të ish-partneres - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

30/11/2020 17:46

Publikohet audio e fundit e Maradonës, ia bëri një kërkesë të veçantë të dashurit të ish-partneres

Lajme

Gazeta Express

30/11/2020 17:46

Ndarja nga jeta e Diego Armando Maradonës, ka tronditur një botë të tërë, ndërsa disa ditë pas vdekjes së tij, në media qarkullojnë lajme të shumta.

Vetëm pak orë më parë, mediat kanë publikuar audion e fundit të dërguar nga Maradona nëpërmjet aplikacionit Whatsapp.

Disa ditë para se të ndërronte jetë, Maradona i ka dërguar një mesazh audio Mario Baudry, të dashurit aktual të ish-partneres së tij, Veronica Ojeda.

Në audio, ish-futbollisti i kërkonte atij mbi të gjitha të kujdesej për djalin e tij të vogël, Dieguito Fernando.

“Përshëndetje Mario, jam Diego. E di që do të duket e pabesueshme për ty, por unë e shoh mirë Veron. Ajo më tha se është koha që të jetojë me ty. Kujdesu për të dhe për engjëllin tim, që nuk ka krahasim me asgjë. Unë kam shumë fëmijë, por ky do të m’i shtojë thinjat. Përqafime”, është shprehur Maradona në mesazh.

Hetimet për vdekjen e Diego Maradonës kanë pësuar një pikë kthese, mes dyshimeve se ylli i futbollit mund të ketë gjetur vdekjen nga neglizhenca mjekësore.