Së shpejti, Barcelona do ta publikojë dokumentarin “Matchday” që iu jep fansave mundësi të shohin nga afër atë që bëjnë lojtarët para, gjatë dhe pas ndeshjeve.
Në këtë dokumentar, një pjesë e mirë i kushtohet ndeshjeve në Champions League me Liverpoolin, fitores 3-0 dhe humbjes 4-0 në ‘Anfield’,
Tani kanë dal pamjet pas mposhtjes 4-0 nga Liverpooli, histori që iu përsërit katalunasve pasi vitin më parë, ishin mposhtur 3-0 nga Roma, derisa ndeshjen e parë e kishin fituar 4-1, raporton Gazeta Express.
Ajo në ‘Anfield’, Ishte një humbje mjaftë zhgënjyese për Barçën.
Se sa keq e kanë përjetuar këtë humbje, mund ta shikoni në një video të publikuar ku shihen futbollistët e Barçës në zhveshtore pas ndeshjes, e të cilët nuk flasin as edhe një fjalë dhe vetëm shikojnë njëri-tjetrin derisa edhe e mbajnë kokën ulur.
Liverpool vs. Barcelona – the aftermath.? pic.twitter.com/Vdf37FaIy0
— Kloppholic (@Kloppholic) November 29, 2019
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...