Publikohen pamjet: Momenti kur autori qëllon për vdekje efektivin Xhuliano Prela - Gazeta Express
string(79) "publikohen-pamjet-momenti-kur-autori-qellon-per-vdekje-efektivin-xhuliano-prela"

Shqiperi

Gazeta Express

29/12/2021 21:56

Publikohen pamjet: Momenti kur autori qëllon për vdekje efektivin Xhuliano Prela

Shqiperi

Gazeta Express

29/12/2021 21:56

Emisioni “Në Shënjestër” ka siguruar pamjet ekskluzive të vrasjes së ish-efektivit të Policisë, Xhuliano Prela, i cili dyshohet se është vrarë nga Brinalt Martinaj, pas një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të 2020.

Në videon e siguruar, shihet se si mjeti i drejtuar nga Brilant Martinaj, e konfirmuar kjo nga policia, afrohet në një rrugicë dhe parkon. Më pas, shihet se si ai qëllon mbi ish-efektivin Prela, duke e lënë atë të vdekur.

Pamja e plotë bllokohet nga një mjet tip “Trajler”, por ekspertët e policisë, thonë se kanë pasur pamje më të qartë dhe janë të bindur se autori është Brilant Martinaj, aktualisht, ende i shpallur në kërkim nga policia.

Lëvizjet e autorit

Autori i dyshuar, është filmuar në zonën e Milotit në orën 01:55 në një karburant, para se të kryente vrasjen. Siç shihet në pamjet, Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt, është i veshur me rroba ushtarake, ndërsa bisedon me punonjësin e karburantit.

Brilant Martinaj ka qëndruar afro 5 minuta në këtë karburant, ndërkohë që udhëtonte me një fuoristradë ‘Opel’, ngjyrë jeshile. Ndonëse mjeti nuk ishte në pronësi të tij, autori i dyshuar e përdorte atë natë. Pasi furnizon automjetin me karburant, në orën 02:01 minuta Martinaj largohet duke u përshëndetur me furnitorin. Rezulton se ai ka udhëtuar në drejtim të fshatit Gaujsh, ku ka shkëmbyer dritat e gjata me policin. Pas një debati verbal, ai ka shkrepur armën, duke lënë të pajetë efektivin e policisë me 3 plumba./BW/

Advertisement
Advertisement
Advertisement