Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar se kanë evakuuar me sukses një shtetas të huaj.
Kjo shoqatë ka publikuar edhe fotografitë e këtij shtetasi të huaj.
Në këtë mision është dashur të merrnin pjesë edhe zjarrfikësit.
“Operacion me Sukses Pas një operacioni të shpëtimit, në bashkëpunim me Zjarrfikësit e Prizrenit dhe punonjësit e pylltarisë, kemi arritur të lokalizojmë dhe evakuojmë me sukses shtetasit e huaj të lënduar”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express