Publikohen formacionet e ndeshjes kryesore në Ligën e Kampionëve, Bayern – Barcelona - Gazeta Express

Publikohen formacionet e ndeshjes kryesore në Ligën e Kampionëve, Bayern – Barcelona

Futboll

Gazeta Express

08/12/2021 20:04

Bayern Munchen pret sonte në Alianz Arena skuadrën e Barcelonës për një ndeshje që është më e rëndësishme për skuadrën katalunase sesa për Bayernin

Kampionët gjermanë tashmë e kanë siguruar kalimin në 1/8-ën e finales, pasi që nga pesë ndeshjet e para të zhvilluara kanë marrë pikë të plota.

Lexo Edhe:

Barcelona në anën tjetër është në vendin e dytë dhe vetëm fitorja do i siguronte ata për kalim tutje në fazën e 1/8-ës së finales.

Për momentin Barcelona ka 7 pikë dhe në rast humbjeje apo barazimi dhe Benfica fiton kundër Dinamo Kyivit në Lisbonë atëherë Barcelona sezonin e ri do të luante në Europa Ligë.

Kështu për Bayernin sonte nga minuta e parë luajnë në sulm Coman, Lewandowski dhe Sane, derisa trajneri Julian Nagelsmann ka startuar me formacion 4-1-4-1.

Në anën tjetër Xavi nuk e ka tradhtuar formacionin e preferuar të katalunasëve 4-3-3 e ku në sulm janë Dembele, Depay dhe Dest. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

Bayern Munchen

Barcelona

Ndeshja zhvillohet në orën 21:00