Publikohen emaile-t: Epstein i kërkoi stafit të instalonte kamera në banesën e tij në Florida - Gazeta Express
string(92) "publikohen-emaile-t-epstein-i-kerkoi-stafit-te-instalonte-kamera-ne-banesen-e-tij-ne-florida"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 7:57

Publikohen emaile-t: Epstein i kërkoi stafit të instalonte kamera në banesën e tij në Florida

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 7:57

Të tjera detaje dalin në dritë lidhur me skandalin seksual të Jeffrey Epstein.

Pas publikimit të miliona dokumenteve nga dosja, në mediat ndërkombëtare kanë dalë disa video që tregojnë se Epstein i ka kërkuar stafit të tij të instalojë kamera fshehtas në banesën e tij në Florida.

Skynews, ka ndarë një shkëmbim email-esh nga viti 2024 që tregon se Epstein i kërkon stafit të instalojë kamera, në shtëpinë e tij në Palm Beach, Florida.

Dosja Epstein

Sipas raportimeve ai planifikonte që t’i fshihte në kuti.

Në një email më 5 shkurt 2014, Epstein i udhëzoi bashkëpunëtorit: “Le të marrim tre kamera të fshehta me detektim lëvizjeje, ato të regjistrojnë, faleminderit.”

Pesë orë më vonë ai mori një përgjigje: “Jeffrey, unë tashmë e kam blerë kamerën me sensor lëvizjeje nga Spy Store në Fort Lauderdale dje, i kam karikuar mbrëmë dhe po mendoj se si t’i përdorim tani… Po i instaloj në kutitë Kleenex tani.”

Shumë prej tyre duket se janë filmuar në zyrën e Epstein në shtëpinë e tij në Florida.

Skynews Epstein Camera Florida 7163530

Advertisement
Advertisement
Advertisement