Publikohen 240 mijë faqe dokumente për vrasjen e Martin Luther King - Gazeta Express
string(67) "publikohen-240-mije-faqe-dokumente-per-vrasjen-e-martin-luther-king"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 12:25

Publikohen 240 mijë faqe dokumente për vrasjen e Martin Luther King

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 12:25

Mijëra faqe dokumentesh të FBI-së në lidhje me vrasjen e Martin Luther King, janë publikuar ani pse ka kundërshtuar familja e tij.

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar më shumë se 240 mijë faqe që kishin të bëjnë me mbikëqyrjen e agjencisë së inteligjencës ndaj laureatit të çmimit Nobel pak para vrasjes së tij në vitin 1968, raporton BBC.

Dokumentet po ruheshin nga një vendim i gjykatës që prej vitit 1977, kur FBI-ja mblodhi krejt detajet dhe i dorëzoi në Administratën e Arkivave Kombëtare.

Dokumentet janë publikuar teksa Trumpi po bën përpjekje të qetësojë përkrahësit e tij në lidhje me menaxhimin e të dhënave për pedofilin e njohur Jeffrey Epstein.

Në javët e fundit miqësia e Trumpit me Epstein ka qenë nën kritika të mëdha.

Ndërkaq, familja e King, përfshirë dy fëmijët e tij, Martin III dhe Bernice, i kanë kontrolluar të gjitha dokumentet para publikimit.

Trumpi si kandidat për president kishte premtuar publikimin e dokumenteve në lidhje me vrasjen e John F Kennedyt në vitin 1963. Ai në janarin e vitit 2025 ka deklasifikuar krejt dokumentet, përfshirë edhe ato që kishin të bënin me vrasjen e Robert F Kennedyt dhe Kingut.

Historianët dhe gazetarët janë bërë gati tashmë për të studiuar dhe analizuar informacionet e reja rreth vrasjes së aktivistit të njohur për të drejtat e njeriut.

Familja e Kingut ka argumentuar se FBI-ja ilegalisht e ka mbikëqyrur Kingun dhe aktivistë të tjerë, duke vendosur përgjues nëpër telefona.

J Edgar Hoover, atëherë drejtor i FBI-së, ishte i interesuar për Kingun dhe të tjerët që i konsideronte si radikalë.

Edhe më parë është konfirmuar se Hoover kishte lejuar përgjimin e telefonit të King dhe dhomave të hotelit ku ka qëndruar.

James Earl Ray ishte deklaruar fajtor për vrasjen e King. Ai më vonë e tërhoqi deklaratën dhe u shpreh i pafajshëm deri në vdekjen e tij në vitin 1998.