Publikimi i vëllimit të tretë të përkthimeve feministe - Gazeta Express
string(54) "publikimi-i-vellimit-te-trete-te-perkthimeve-feministe"

Arte

Gazeta Express

24/03/2025 14:06

Publikimi i vëllimit të tretë të përkthimeve feministe

Arte

Gazeta Express

24/03/2025 14:06

Të hënën e 24 marsit, Kolektivi Feminist e feston 6 vjetorin e themelimit me publikimin e vëllimit të tretë të Përkthimeve Feministe.

Ky vëllim i dedikohet lëvizjeve shoqërore, politike dhe punëtore në gjeografi, kohësi dhe këndvështrime të ndryshme. Duke qenë formacion politik relativisht i ri, i organizuar në mënyrë organike dhe joformale në një kohë kur lëvizjet shoqërore janë duke u sulmuar nga pasiguria e jetës dhe punës, përthithja neoliberale dhe përforcimi i fashizmit që shndërron qeniet politike në masa, kthimi i vëmendjes drejt literaturës për lëvizjet shoqërore ka qenë një lëvizje e domosdoshme për ne për ta kultivuar shpresën dhe qëndresën. Kështu, tema bosht i flet kësaj nevoje dhe e ushqen imagjinatën organizative. Ndërsa tekstet e përzgjedhura janë rrjedhojë e një syllabusi dinamik cili dizajnohet në mënyrë kolektive dhe shfletohet në takimet e përmuajshme të grupit të leximit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement