Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusat, i ka reaguar ashpër Ministrisë së Drejtësisë, e cila sot ka treguar shifrat në lidhje me ndarjen e mjeteve për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.
Ajo ka vlerësuar se procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk mund të përkthehet në shifra.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se rryma politike që dominon sot në politikën vendore e sheh luftën çlirimtare si diçka që ka qenë e shmangshme.
Kjo rrymë, sipas saj, vlerëson se kjo luftë po i kushton Kosovës.
“EDHE? Se nuk po e kuptoj pse kjo paraqet lajm. Ceshjta për të cilën bëhet fjalë nuk përkthehet në shifra. Dëmi është i përmasave historike, por kjo rryma politike që dominon sot në politikën vendore e sheh luftën çlirimtare si diçka që ka qenë e shmangshme, rrjedhimisht po na kushton”, ka shkruar Rrusta.