Publikimi i raportit hulumtues “Dizajnimi i Hapësirave Publike për Ndërtesat Historike” - Gazeta Express
string(85) "publikimi-i-raportit-hulumtues-dizajnimi-i-hapesirave-publike-per-ndertesat-historike"

Arte

Gazeta Express

29/01/2025 14:29

Publikimi i raportit hulumtues “Dizajnimi i Hapësirave Publike për Ndërtesat Historike”

Arte

Gazeta Express

29/01/2025 14:29

Në ETEA do të prezantohet publikimi i raportit “Dizajnimi i Hapësirave Publike për Ndërtesat Historike” më 31 janar nga ora 18:30.

Organizata ‘Youth are the real leaders’ mbajnë konferencën përmbyllëse dhe publikimin e këtij raporti për të diskutuar mbi rëndësinë e hapësirave publike në ndërtesat e trashëgimisë kulturore dhe ndikimin që këto hapësira kanë në vlerat historike e sociale të objekteve që i rrethojnë.

Pjesa e parë: Publikimi i raportit dhe paraqitja e të gjeturave dhe dizajni i propozuar për hapësirën publike gjithpërfshirëse dhe të qasshme tek dy raste studimi:
Muzeu i Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë
Shtëpia-Shkollë e Familjes Hertica (Gjimnazi “Sami Frashëri” – Prishtinë)

Pjesa e dytë: Panel diskutimi me Prof. Dr. Ark. Flaka Xerxa, e cila do të ndajë ekspertizën dhe mendimet e saj mbi këtë temë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement