Galeria Kombëtare e Kosovës ndanë lajmin për publikimin e librit “Artivizëm”, një përmbledhje e praktikës artistike të Eliza Hoxhës, e cila në qendër vendos shoqërinë, ballafaqimin me të kaluarën, stigmën, tabutë dhe pyetjet mbi të ardhmen.
Libri sjell botët paralele të Elizës, të cilat u shpalosën në ekspozitën e saj personale “Paralel” në Galerinë Kombëtare të Kosovës në vitin 2021. Angazhimi i saj artistik, i lidhur ngushtë me aktivizmin civil që nga vitet ’90, shpaloset përmes fotografisë dokumentare e artistike, muzikës, videos dhe instalacioneve.
Kopjen e librit mund të merret në Galerinë Kombëtare të Kosovës – QAFA.
Dizajni grafik: Ylber Cërvadiku