Nëse kryetarja e Qytetit të Shkupit ka informata për vepër të kryer penale, ajo si person zyrtar ka obligim të njëjtën ta denoncojë, porositën sot nga Prokuroria Publike lidhur me informatat e Danella Arsovskës për ndërtimet pa leje në Çair, si dhe për legalizimin e tyre të bërë me falsifikim të dokumenteve, njofton Portalb.mk.
Para dy ditësh kryetarja e Shkupit alarmi se, sipas informatave të saj, në Komunën e Çairit aktivisht shkatërrohen dëshmi për falsifikime dhe ndërtime pa leje.
Lidhur me të dhënat e këtilla, PTHP Shkup sot i bëri thirrje Arsovskës që të bashkëpunojë dhe të theksojë se tek cilat parcela konkrete ose objekte janë zbuluar dyshime për paligjshmëri.
“Kjo është e domosdoshme që Prokuroria të mund të veprojë dhe të pengojë kompromentim eventual të materialit të dëshmive”, thonë nga Prokuroria.
Nga atje përsëritën se PTHP Shkup se tashmë po vepron për rastin pas njoftimit të dërguar nga SPB Shkup dhe se në këtë drejtim janë dhënë më shumë urdhra për të cilët po ndërmerren aksione.
Lidhur me kërcënimet për jetë, për të cilat kryetarja e Shkupit Arsovska tha se po i merr, Prokuroria u ofrua që ta marrë në pyetje për të gjithë dyshimet të cilat ia ka dhe t’i verifikojë të gjithë rrethanat.
“Ministria e Punëve të rendshme është organ drejtpërdrejtë kompetent për mbrojtje të jetës së qytetarëve, si dhe për zbulim dhe parandalim të atyre që e rrezikojnë. PTHP Shkup është në dispozicion përmes prokurorit publik kompetent, menjëherë pa anulim, në qoftë se kryetarja e Shkupit dëshiron, ta marrë në pyetje për të gjithë dyshimet, informatat dhe kërcënimet dhe t’i verifikojë të gjithë rrethanat”, theksojnë nga Prokuroria.
Kryetarja e Shkupit dje në intervistë në Televizionin 24 publikoi se po merr kërcënime për jetë.
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, së bashku me një grup qytetarësh, hodhën mbeturina para ambienteve të Qytetit të Shkupit mbrëmë vonë. Mbeturinat ishin mbledhur më herët gjatë ditës nga Çarshia e Vjetër i Shkupit, një pjesë e të cilit, sipas ndarjes administrative të kryeqytetit, i përket komunës së kryesuar nga Ganiu.
Menjëherë pas kësaj, Arsovska dhe ekipi i saj erdhën në Qytetin e Shkupit dhe, duke iu bashkuar asaj drejtpërdrejt në profilin e saj në Facebook, e pyetën Ganiun pse ai iku menjëherë dhe nuk priti të përballej.