Legjenda e Italisë, Marco Tardelli, ka kritikuar Giorgio Chiellini për komentet e tij ‘vërtet zhgënjyese’ për shokët e ekipit dhe kundërshtarët.
“Mësova respekt nga kapitenët e mi”, tha ai, duke treguar se sa i dëshpëruar është që një kapiten si Chiellini bie në atë nivel.
Mbrojtësi i Juventusit publikoi një libër javën e kaluar dhe dhe një intervistë në ‘La Repubblica’ në të cilën ai ‘ofendoi’ Mario Balotellin dhe Felipe Melon.
“Jam vërtet i zhgënjyer kur lexoj komentet e Giorgio Chiellini, kapiteni i skuadrës së Italisë, i Juventusit dhe njeriu kryesor në Shoqatën e Lojtarëve”, shkroi Tardelli në Twitter.
“Fjalë të ashpra ndaj shokëve të tij të skuadrës – kolegëve që duhet ta konsiderojnë atë si një pikë referimi. Shpallja e urrejtjes ndaj një klubi tjetër krijon vetëm urrejtje”, shtoi ai, duke iu referuar fjalëve të tij se e ‘urren Interin’.
“Respekt për kundërshtarin edhe në betejat më të vështira, kjo është ajo që mësova nga kapitenët si Dino Zoff dhe Gaetano Scirea”. /Gazeta Express/