Psikoterapia, pse dhe si funksionon - Gazeta Express
string(34) "psikoterapia-pse-dhe-si-funksionon"

Psikoterapia, pse dhe si funksionon

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

28/04/2021 13:59

Shpeshherë njërëzit ndihen të vetmuar në ndjenjat e tyre, apo të zënë në kurth nga ato dhe ndjejnë se aksush nuk mund t’i kuptoj. Dhe kërkojnë validim, normalizim të qenies së tyre dhe një hapësirë për tu dëgjuar. Pikërisht këtë, e ofron nje mjedis psikoterapeutik dhe ne psikolog/psikoterapeut i shkathët

Brikena Krasniqi Hoti

Mënyra se funksionon psikoterapia, shpeshherë është e padukshme dhe e pakapshme për shumë njerëz. Por, thelbi qëndron në atë së terapistët përdorin nevojën tonë njerëzore për lidhje, afërsi mirëkuptim dhe përkatësi – nevoja që janë themelore për mbijetesën dhe zhvillimin e njeriut.

Për shkak të natyrës sonë shoqërore dhe mënyrës se si punon truri ynë, ne mund të ndihmohemi dhe të shërohemi vetëm duke përjetuar një marrëdhënie të kujdesshme njerëzore.

Një ndryshim i madh, i brendshëm, ndodhë kur një person krijon një marrëdhënie te vërtetë e të besuar me terapistin, një një hapësirë terapeutike, ku zbulohet gjithçka nga vetja dhe prapë pranohesh dhe mbështetësh. Në këtë hapësirë, arrin të prekësh pjesë të reja të vetes, pjesë që dikur ndoshta janë mohuar apo shtrembëruar.

Aty fillonë të vlerësosh veten dhe përceptimet e tua dhe jo të mbivlerësosh përceptimet e të tjerëve. Respekti pozitiv i terapistit gradualisht transformohet në vetrespekt personal dhe zhvillohet një standard i ri i brendshëm, për veçorinë e marrëdhënies së vërtetë me të tjerët.

Të  njohësh më mirë vetën, mund të ndodhë vetëm atëherë ku empatia është mjeti më i fuqishëm që përdoret.  E kjo mund të ndodhë vetëm në një ambient të mirëfilltë psikoterapeutik. Procesi i psikoterapisë mund të jetë një përvojë zgjimi, ku jeta fillon të jetohet më kuptimplotë.

Disa nga arsyet pse njërëzit shkojnë të psikologu/psikoterapeuti janë….

Të mos kenë luhatje emocionale

Të menaxhojnë ankthin dhe stresin

Te tejkalojnë fobitë

Të tejakalojnë depresionin

Të ndryshojnë sjelljen

Të ç’lirohen nga varësitë e ndryshme

Të menaxhojnë zemërimin

Të flejnë më mirë

Që të zhvillojnë vlerësimin për veten

Të mësojnë të dashurojnë

Të tejkalojnë vetminë

Të rigjejnë kënaqëisnë e jetës

Të kenë marrëdhënie më të kënaqshme me njërëzit përreth

Të ndërtojnë shkathtësi për t’u ballafaquar me veshtiresitë e jetës

Të pranojnë gjërat që s’mund t’i ndryshojnë

………

Por, në fund të fundit, ajo cka është thelbësore, secili dëshiron të eksploroj ndjenjën e tij te vetvetës, ta kuptojë se cili është thelbi i qenies së tij. Pra, ta kuptoj kush është ai në të vertëtë dhe çfarë përfaqëson tek të tjerët, ndërkohë që ta pranoj dhe ta dojë veten ashtu siç është.

Shpeshherë njërëzit ndihen të vetmuar në ndjenjat e tyre, apo të zënë në kurth nga ato dhe ndjejnë se aksush nuk mund t’i kuptoj. Dhe kërkojnë validim, normalizim të qenies së tyre dhe një hapësirë për t’u dëgjuar. Pikërisht këtë, e ofron nje mjedis psikoterapeutik dhe ne psikolog/psikoterapeut i shkathët.

Mënyra se si realizohet kjo, është shkence në vete po aq sa edhe art. Thjeshtë është magjike, sa nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë detajet që zënë vend në një seance psikoterapeutike, të cilat vetëm mund të ndjehen e asesi nuk shihen me syrin e zakonshëm.

Brikena Krasniqi Hoti

Specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë