Në emisionin “Kosova Live”, psikologia Selvete Gashi komentoi dëshmitë dhe dha një analizë për sjelljet e Naim Murselit.
Ajo theksoi se, përderisa Murseli ka qenë pranë viktimës dhe është personi më i afërt i saj, është e pritshme që ai të ketë patur një rol në organizimin dhe zhvillimin e ngjarjes.
“Personi në fjalë, përderisa ka qenë aty, dhe është personi më i afërt i viktimës, normalisht që ai ka dorë në organizim dhe në gjithçka të tjerat, pa dyshim, sepse një njeri që jeton gjatë me bashkëshorten ka krijuar familje, dje vjen deri te ky moment, këtu ka diçka shumë të thellë” tha Gashi.
Psikologia shtoi se nuk mund të dihet me saktësi çfarë e ka shtyrë të veprojë ashtu, por nga sjelljet e tij ajo e përshkruan Murselin si një person narcisist.
“Ajo që mund të them është dëdukshëm se ai është një person narciz dhe vetë ai e ka shndërruar veten e vet në një person të tillë kriminal”, përfundoi Gashi.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...