Psikiatrja: Sistemi ynë mendor s'e kishte llogaritur këtë pandemi, jetesa jonë nuk do jetë më e njëjtë - Gazeta Express
string(99) "psikiatrja-sistemi-yne-mendor-se-kishte-llogaritur-kete-pandemi-jetesa-jone-nuk-do-jete-me-e-njejte"

Psikiatrja: Sistemi ynë mendor s’e kishte llogaritur këtë pandemi, jetesa jonë nuk do jetë më e njëjtë

Gazeta Express

25/03/2020 22:52

Për psikiatren Anila Hashorva sistemi ynë nervor nuk e kishte llogaritur këtë epidemi, sidomos pas një situate pas asaj të tërmetit.

Në një lidhje me Skype në “Arena” nga Dritan Hila në RTV Ora, Hashorva tha se individi nga njëra anë ndihet i tensionuar pasi e di që ka njerëz si ai botë, por nga ana tjetër, ai duhet të luftojë i vetëm.

Lexo Edhe:

Anila Hashorva: Sistemi jonë mendor nuk e kishte llogaritur për ta përballuar ketë. Jemi përballë një gjendje të rënduar, edhe nga ajo që ndodhi pas tërmetit. Pandemia ka prekur të gjithë popullatën globale dhe kjo e bën që shëndeti mendor të jetë i ndikueshëm këto kohë.

Kur shteti ynë filloi të izolohet, shumica e respektoi, por disa u rebeluan se një virus i padukshëm për ta, po u merrte liritë dhe po i fuste në karantinë. Kur ishte në Kinë u duk se ishte larg, por tani bota po lundron në të njëjtën varkë. Nuk ka më kufij. Kjo është një situatë globale, kështu psikika tensionohet duke menduar se në shumë shtete janë po ashtu si ai. Por nga ana tjetër ai është i vetëm për ta luftuar. Lufta fillon me vetizolimin, ku nga njëra anë të detyron dhunshëm që të ndryshon stilin e jetës. Jetesa jonë individuale dhe shoqërore nuk do të jetë më e njëjtë pasi të kalojmë këtë pandemi.