Paris Saint-Germain është rikthyer te fitoret në Ligue 1, pas humbjes xhiron e kaluar nga Marseille.
Kampioni në fuqi i Francës dhe Europës triumfoi pastër 2:0 në shtëpi ndaj Auxerre, në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit francez.
Zabarnyi kaloi vendasit në epërsi në minutën e 32-të të ndeshjes, pas asistit nga Vitinha, shkruan Gazeta Express.
Në të 54-tën, ishte Beraldo që vulosi fitoren e parisienëve, pas asistit nga Mayulu.
Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 15 pikëve, tri më shumë se ekipet përcjellëse, Marseille, Monaco, Lyon dhe Strasbourg, që kanë nga 12 sosh.
Në anën tjetër, Auxerre mbetet në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e 13-të. /Gazeta Express/