PSG ndryshon mendje, e fut në ekipin e parë Mbappen - Gazeta Express
string(50) "psg-ndryshon-mendje-e-fut-ne-ekipin-e-pare-mbappen"

Futboll

Gazeta Express

13/08/2023 11:13

PSG ndryshon mendje, e fut në ekipin e parë Mbappen

Futboll

Gazeta Express

13/08/2023 11:13

Paris Saint-Germain ka ndryshuar mendje sa i përket yllit të tyre Kylian Mbappe.

Skuadra franceze e kishte lënë Mbappen jashtë skuadrës në ndeshjen e parë sezonale ndaj Lorient, shkruan Gazeta Express.

Por, tani klubi nga “Parku i Princave” ka njoftuar se ylli francez është ri-integruar në ekipin e parë.

“Pas bisedimeve shumë konstruktive, pozitive midis PSG-së dhe Kylian Mbappé para ndeshjes kundër Lorient, lojtari është rikthyer në skuadrën e stërvitjes së ekipit të parë këtë mëngjes”, thuhej në njoftimin e PSG-së.

Mbappe ka edhe një vit kontratë me PSG-në dhe ka njoftuar se nuk do të rinovojë.

E për këtë, francezët duan ta shesin këtë verë që të përfitojnë para nga ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement