PSG mezi fiton kundër Metz, me një gol në minutat shtesë nga Draxler - Gazeta Express

PSG mezi fiton kundër Metz, me një gol në minutat shtesë nga Draxler

Futboll

Gazeta Express

16/09/2020 23:02

Paris Saint-Germain mezi ka arritur fitore as në xhiron e tretë të Ligue 1. Kampionët e Francës, të cilët arritën edhe në finalen e Ligës së Kampionëve  fituan me një gol të vonë të Draxler në minutat shtesë të ndeshjes

Paris Saint-Germain ka arritur fitore të vështirë sonte kundër FC Metz.

Kjo është fitorja e parë e PSG në sezonin e ri të Ligue 1 në Francë, pasi që ata humbën në dy xhirot e para, kundër Marseille dhe Lens.

Pjesa e parë përfundoi 0-0 pavarësisht se PSG pati disa mundësi të mira për shënim ashtu sikurse edhe Metz por pa konkretizi.

Në pjesën e dytë prapë ishte PSG që sulmoi edhe pse nga minuta e 65-të luajti me një lojtar me pak pasi që me të kuq u përjashtua Dialo.

Për parisienët u vështirësuan edhe më shumë punët kur në minutën e 80-të u largua edhe Bernat shkaku i një lëndimi.

Megjithatë, në minutën e 3 shtesë të ndeshjes Draxler do të shënonte golin e fitores se parë në sezonin e ri të Paris Saint-Germain. /GazetaExpress/