Pas afro gjysmë ore do të nisë derbi i madh i natës në Ligën e Kampionëve mes Paris Saint-Germainit e Liverpoolit.
Vendfësit janë një prej ekipeve më në formë në Evropë për momentin: vijnë nga 18 fitore e 2 barazime në 20 ndeshjet e fundit, mbi të gjitha duke i shënuar 66 gola në 22 ndeshjet e fundit, me një mesatare prej tre golash në ndeshje, shkruan “Gazeta Express”.
Nga ana tjetër, “Reds” janë liderë të Premierligës dhe të fazës së ligës në Champions, të udhëhequr nga një Mohamed Salah, i cili deri këta e ka shkruar emrin e tij në tabelë, mes golash e asistimesh plot 52 herë.
Formacionet zyrtare
PARIS SAINT-GERMAIN (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Joao Neves, Vitinha, Fabian Ruiz; Barcola, Dembelé, Kvaratskhelia. Allenatore: Luis Enrique.
Në dispozicion: Safonov, Tenas, Kimpembe, Ramos, Doué, Lee, Hernandez, Mayulu, Zaire-Emery, Beraldo, Mbaye.
LIVERPOOL (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konaté, Van Dijk, Robertson; MacAllister, Gravenberch, Szoboszlai; Salah, Diogo Jota, Luis Diaz. Allenatore: Arne Slot.
Në dispozicion: Jaros, Kelleher, Endo, Nunez, Chiesa, Jones, Elliott, Tsimikas, McConnell, Quansah, Nyoni.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...