Paris Saint-Germain e ka harruar shpejt humbjen e hidhur nga Liverpooli në Ligën e Kampionëve.
Parisienët triumfuan 1:4 në udhëtim sot ndaj Rennes në kuadër të javës së 25-të në Ligue 1, shkruan Gazeta Express.
Barcola kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 27-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Goncalo Ramos e dyfishoi epërsinë në minutën e 50-të, kurse dy minuta më vonë, Rennes ngushtoi rezultatin nëpërmjet Brassier.
E Dembele me dy gola në kohën shtesë e vulosi fatin e këtij takimi.
Me këtë fitore, tani PSG shkon në kuotën e 65 pikëve në vendin e parë, 16 më shumë se Marseille që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Rennes mbetet i 11-ti me 29 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/