PSG “kërcënon” Milanin, Kessie dhe Theo mund të ndjekin Donnarumman - Gazeta Express
string(64) "psg-kercenon-milanin-kessie-dhe-theo-mund-te-ndjekin-donnarumman"

Sport

Gazeta Express

22/09/2021 21:57

PSG “kërcënon” Milanin, Kessie dhe Theo mund të ndjekin Donnarumman

Sport

Gazeta Express

22/09/2021 21:57

Milani ka një problem serioz muajt e ardhshëm, PSG është e gatshme të marrë dy pjesë të tjera nga Milano në  Paris, siç bëri këtë verë me Donnarumman.

Dje u konfirmua se opsioni Kessie ka avancuar dhe se pritet të nënshkruhet me të në janar. Tani Theo Hernandez shfaqet gjithashtu në axhendën e skuadrës franceze, një lojtar i cili duke qenë thëlbësor për Piolin, nuk po kalon momentet më të mira dhe nuk përjashton një ndryshim të ambientit.

Lexo Edhe:

Në rastin e Theos, PSG do t’i duhet të vendosë në tavolinë një shumë minimale prej 50 milion eurosh për të nënshkruar me të, edhe pse synimi fillestar i Milanit është të rinovojë me francezin, duke i dyfishuar pagën për të  shmangur largimin.

Deri më sot, gjithçka dukej mirë për klubi italian, por në orët e fundit dhe pasi krahu i majtë u kritikua nga shtypi dhe tifozët, ai po mendon largimin.

Nëse të dy operacionet përfundojnë, PSG do të marrë tre pjesët kryesore për klubin italian në më pak se një vit dhe dy prej tyre me kosto zero.